Flash News

Ditari i Opozitës

"Nga Fidel Yli te Sadri Abazi", Basha: Tenderat sekretë i fitojnë vëllezrit dhe kushurinjtë e deputetëve socialistë

"Nga Fidel Yli te Sadri Abazi", Basha: Tenderat sekretë i
Basha në Vorë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte paraditen e sotme në Vorë, ku gjatë takimeve me qytetarët foli edhe për procesin e rindërtimit. Ai tha se qeveria ka dështuar në këtë proces, ndërsa qytetarët kaluan dimrin e dytë në çadra.

Basha tha se tenderat sekretë bëhen për t'i përfituar të afërmit e deputetëve socialistë. Kryedemokrati tha se ndër përfituesit janë edhe deputetët Fidel Ylli dhe Sadri Abazi.

“I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit do kishin dhënë para për ata që të ndërtonin shtëpi vetë.

Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë. Genjejnë nga mëngjesi në darkë. Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra, ndërsa këta bëjnë tendera sekretë që i fitojnë vëllezërit, kushërnjtë apo vetë kompanitë e deputetëve, nga Fidel Ylli te Sadri Abazi", u shpreh Basha.

Ky i fundit premtoi se procesi i rindërtimit është prioritet i PD, nëse vjen në pushtet pas  25 prillit.

"Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të vendosim drejtësi. Do bëjmë shpërndarjen me shpejtësi të parave në dorë të atyre që do të ndërtojnë shtëpitë në zonat rurale. Ndërsa ndërtimi në zonat urbane do të  bëhet me transparencë”, tha Basha.

Të fundit