Flash News

Ditari i Opozitës

Nga fushata elektorale tek arrestimi i Belerit, Mediu: PS blen vota dhe intimidon qytetarët

Nga fushata elektorale tek arrestimi i Belerit, Mediu: PS blen vota dhe

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar zgjedhjet lokale të 14 majit duke u ndalur edhe tek arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion” tek News24, Mediu tha se shitblerja e votës është një fenomen shumë i rëndë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka përdorur në këtë fushatë një gjuhë të papranueshme ndaj kandidatëve. 

“Pushteti sot kërkon t’u bëjë presion votuesve. Strategjia politike e mazhorancës ka qenë të mos flasë për kandidatët, për të zhvendosë vëmendjen nga problemet e qytetarëve shqiptarë. Himara ka qenë gjithmonë në një debat të vazhdueshëm dhe këtu duhet gjithmonë një vëmendje më e madhe."

"Shqetësuese është se PS ndihet si pronar me ligjin, marrëdhëniet ndërkombëtare i shohin si raporte personale dhe ndjesia se janë të pazëvendësueshëm ka sjellë edhe këto probleme”. Unë e kam thënë se “Bashkë Fitojmë” është një subjekt elektoral dhe pjesa tjetër e opozitës është bashkuar rreth kandidatit”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.

Të fundit