Flash News

Ditari i Opozitës

Nga integrimi te kanabisi dhe amnistia, çfarë diskutoi Tabaku me ambasadoren Yuri Kim

Nga integrimi te kanabisi dhe amnistia, çfarë diskutoi Tabaku me

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me deputeten demokrate Jorida Tabaku në ambientet e Kuvendit.

Në një postim në Twitter, Tabaku ka zbardhur takimin dhe diskutimet me ambasadoren Yuri Kim. Tabaku shkruan se në fokus ka qenë integrimi evropian i Shqipërisë, si edhe ndryshimet përfshirë: luftën ndaj korrupsionit, krimin e organizuar dhe zgjedhjet e lira.

Po ashtu, Tabaku shton se me ambasadoren Kim kanë diskutuar e4dhe nismat e qeverisë siç është amnistia fiskale apo pasaportat e arta.

“Sot diskutova me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë prioritetet e procesit të integrimit, rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin:Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë me Ambasadën e SHBA-ve morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop! E angazhuar për të mbikqyrur&kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, shkruan Tabaku.

Të fundit