Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Këlliçi te Alimehmeti, Hajdari komenton kandidaturat e primareve

Nga Këlliçi te Alimehmeti, Hajdari komenton kandidaturat e primareve

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, ka komentuar kandidatët e primareve në Partinë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hajdari vlerësoi Belind Këlliçin  si një djalë me fuqi të mëdha dhe pozitive. Për Gert Bogdanin vlerësoi ambicien dhe kontributin e tij në PD.

Hajdari theksoi se Ilir Alimehmeti është një kandidaturë që do t’i sillte risi demokratëve.

“Belind Këlliçi është një djalë i jashtëzakonshëm me fuqi shumë të madhe përsa i përket energjisë që ka. Ka një eksperiencë politike, ka pasur beteja që ka fituar dhe mendoj se ka shumë anë pozitive që i duhen bashkisë së Tiranës. Jam e lumtur që është future në këtë garë.

Gert Bogdani një figurë e spikatur në PD, me një background të jashtëzakonshëm. Ka pasur beteja të forta brenda PD-së por dhe si figurë është i njohur. Ai ka treguar se ka ambicie.

Doktorin Alimehmeti e njoh pak, por gjithsesi për aq sa e kam parë dhe duke lexuar historinë familjare të tij dhe protagonizmin që ka pasur, ë bëjnë një kandidat shumë të fortë. Demokratët duhet të mbështetur. Mendoj se figura e tij sjell një risi të jashtëzakonshme në PD. Është një vlerë e shtuar”, tha Hajdari.

Të fundit