Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Nga korrupsioni te mungesa e investimeve, Tabaku: Këto janë simptomat e një ekonomie në krizë, Rama dështoi
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku i është referuar disa gjetjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për situatën ekonomike në Shqipëri, ndërsa thotë se shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do të dëmtojë më shumë qytetarët.
Ajo akuzon qeverinë për gjendjen aktuale të ekonomisë, duke vënë theksin te buxheti në favor të oligarkëve dhe korrupsioni. Tabaku rendit disa pika, që sipas saj, kanë prodhuar krizën aktuale në vend.
Informaliteti, mungesa e investimeve efiçente, PPP-të, mungesa e transparencës, etj, janë disa problematikat që ngre deputetja. Numri dy i PD shkruan si më poshtë:
-Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.
-Qeveria po dështon te shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.
-Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.
-Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve, por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.
-Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve dhe për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh.
-Lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale.