Flash News

Ditari i Opozitës

Nga korrupsioni tek mungesa e konkurrencës, Teliti rendit arsyet pse Shqipëria nuk preferohet nga investitorët

Nga korrupsioni tek mungesa e konkurrencës, Teliti rendit arsyet pse

Indeksi Global i Mundësvie 2024 e rendit Shqipërinë si vendit e fundit në rajon, sa i përket interesit që shfaqin të huajt për të investuar.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka renditur arsyet se pse Shqipëria është më pak e preferuar nga investitorët e huaj.

Sipas Telitit, rritja e taksave, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal, kontrollet abuzive, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës janë ndër arsyet pse vendi ynë i ka bërë bllokadë investitorëve të huaj.

"Ndër komponentët që kanë ndikuar në këtë vlerësim ngelës të Shqipërisë në klasën ballkanike të thithjes së investimeve të huaja direkte, janë (i) komponenti i standarteve dhe politikave ndërkombëtare, (ii) shërbimet financiare dhe ai (iii) i kuadrit institucional, ku ky i fundit shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë pengesat institucionale ndaj aktivitetit të biznesit të shkaktuara shpeshherë nga performanca e dobët e administratës dhe të drejtat e cënuara të investitorëve.

Prej 11 vitesh ekonomia shqiptare është goditur, vit pas viti, nga vendimmarrje të gabuara dhe shpeshherë të qëllimshme të qeverisë Rama që kanë patur për qëllim dobësimin e shëndetit të sipërmarrjeve vendase dhe dekurajimin e  investitorëve të huaj për të ardhur dhe financuar paratë e tyre në vendin tonë.

Rritja e taksave dhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal, procedurat e komplikuara dhe shpeshherë të pakuptueshme, kontrollet abuzive dhe pa paralajmërim, cënimi selektiv sipas dëshirës i sigurise juridike, mungesa e garës së ndershme dhe korrupsioni në sektorin publik dhe prokurime, mungesa e theksuar e konkurencës së lirë dhe të ndershme, ekonomia e madhe informale dhe fenomeni tejet i përhapur i pastrimit të parave, kanë qenë dhe mbeten edhe sot problematikat kyçe që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të ekonomisë shqiptare.

Shqipëria dhe ekonomia jonë ka potenciale të mëdha. Duhet thjesht vullnet politik për të ndërmarrë hapat dhe vendimet e duhura, duke bërë atë që bëjnë vendet e tjera të rajonit, të cilat në qëndër vendosin interesin e qytetarëve dhe sipërmarrjes, e jo të miqve dhe shokëve të interesave të ngushta financiare.

Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri ka patur kohë boll për të bërë punë, por jo vetëm që nuk e ngriti Shqipërinë në piedestalin që i takon, por e kanë fundosur ate në vendin e fundit të rajonit.

Ndaj zgjidhja nuk duhet parë më te qeveria e majtë në fuqi, por o sot o kurrë Shqipërisë i duhet ndryshimi politik i drejtimit të punëve", deklaroi Teliti.

Të fundit