Flash News

Ditari i Opozitës

Nga listat e hapura te koalicionet dhe vota e diasporës/ Bylykbashi prezanton qëndrimin e PD për reformën zgjedhore

Nga listat e hapura te koalicionet dhe vota e diasporës/ Bylykbashi

Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi publikisht propozimet dhe qëndrimet e opozitës mbi Reformën Zgjedhore.

Në një konferencë për shtyp, nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi prezantoi publikisht propozimet dhe qëndrimet e opozitës për reformën zgjedhore. Bylykbashi tha se qëndrimi i PD i jep përgjigje problematikave të rënda të zgjedhjeve në Shqipëri për 10 vitet e fundit.

“Sot jemi para jush për të bërë prezantimin publikisht të qëndrimit të PD në lidhje me reformën zgjedhore. Një qëndrim i cili është prezantuar para grupit parlamentar, po ashtu është diskutuar edhe me aleatët e PD në kuadër të Federatës Opozitare.

Është një qëndrim që përmban pikat kyçe që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme. Është një qëndrim që gjithashtu i jep përgjigje problematikave të rënda që zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur këto 10 vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë në vitin 2021 dhe 2023. Kjo platformë e PD i përgjigjet Librit të Zi të Zgjedhjeve 2023, që u konfirmua me të njëjtin ton kritik të rëndë edhe nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR.

Sigurisht gjuha e përdorur në këtë libër është e ndryshme, por problematika është e njëjtë.

Fakti që OSBE/ODIHR në një seri raportesh në rekomandimet prioritare, që ngërthejnë problematikat më të rënda, tashmë i kondensuar çështje të tilla si shitblerja e votës, abuzimi masiv i shtetit në zgjedhje, përdorimi i të dhënave nga sistemi kriminal dhe gjigant i patronazhimit”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi ka treguar edhe dy elementët kyç të qëndrimit të PD-së.

“E para, PD kërkon rikthimin te Marrëveshja e 5 Qershorit 2020. Kjo marrëveshje jo vetëm trajton të gjitha problematikat e zgjedhjeve, të cilat vetëm sa janë rënduar edhe më shumë, duke e bërë më dramatike situatën e standardeve zgjedhore.

Është një marrëveshje që ka konsensusin e palëve politike. Është një marrëveshje që nuk u përshëndet vetëm nga ambasadorët, por u përshëndet edhe nga kancelaritë diplomatike në Uashington, në Bruksel, Berlin e me radhë. Pra është një bazë shumë e fortë që ne të ecim përpara dhe Edi Rama nuk mundet t’i shmanget.

Koalicione të partive politike ku çdo parti shfaqet me emrin e vet dhe kanë kutinë e vet ku zgjedhësi zgjedh partinë që do. Pra, po kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit.

Por të njëjtën kohë të jetë edhe koalicioni me listë të përbërë ku çdo parti del me listë të përbërë. Partitë të zgjedhin koalicionin që duan, e rëndësishme është që zgjedhësit të votojnë partinë që duan dhe më pas të votojnë edhe kandidatin e secilës parti që duan.

Gjithashtu kolona e dytë e rëndësishme që ka lidhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit, ne angazhohemi në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor, në mënyrë të veçantë forcimit të kornizës penale ligjore, të trajtojmë rekomandimet përfundimtare dhe ato prioritare të OSBE/ODIHR të vitit 2021 dhe 2023. Janë rekomandime shumë të rënda dhe na duhen edhe dispozita të reja penale ose të forcojmë dispozitat ekzistuese.

Ndëshkimi të jetë më i fortë ose të detajojmë më mirë shkeljet me figura të reja specifike penale në mënyrë që prokuroria ose SPAK të mos vijnë rrotull dhe t’i hedhin hi në sy shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë.

Pikërisht mosveprimi i këtyre prokurorive ka prodhuar perceptimin, ndjenjën e pandëshkueshmërisë te këta zyrtarë të administratës, që me urdhër nga Edi Rama dhe ministrave, vendosin të blejë vota.

Gjithashtu PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e diasporës. Votën e të gjithë shqiptarëve praktikisht”, deklaroi Bylykbashi.

Të fundit