Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Mirdita, ish-deputeti i PS nuk e kursen Ramën: Gomarin e mori për dore, e çoi në Tiranë

Nga Mirdita, ish-deputeti i PS nuk e kursen Ramën: Gomarin e mori për

Albert Mëlyshi është kryebashkiaku i ri i Mirditës. Mëlyshi fitoi me 6355 vota përballë rivalit socialist Ndrec Dedaj, i cili mori 5160 vota.

Mëlyshi, një ditë pas fitores, ka zhvilluar një takim falënderues me bashkëpunëtorët e tij në Rubik, i shoqëruar nga ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj.

Ndocaj iu referua deklaratave të Ramës gjatë fushatës, kur kryeministrit përdori fjalor denigrues ndaj kandidatit të opozitës. Ndocaj tha se Rama gomarin për të cilin fliste në fushatë, e mori nga dora dhe e çoi në Tiranë.

"Jam i bindur që ka për të pasur sukses. Fondet nuk i ndal dot askush. Hera e parë që ka folur drejt kryeministri është kur tha se nuk duam djalë të mirë se nuk e kam me e martu, por ky është i martuar dhe ka një familje të mrekullueshme. E kam sjellë një gomar të mirë që mban tha. Ai gomarin e mori për dore dhe e ka çuar në Tiranë. Melyshi ka për të qenë kandidati më i suksesshëm në Shqipëri", tha Ndocaj.

Të fundit