Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Nard Ndoka, Kujtim Gjuzi, Berisha pret në seli partitë aleate joparlamentare

Nga Nard Ndoka, Kujtim Gjuzi, Berisha pret në seli partitë aleate

Kryedemokrati Sali Berisha ka pritur sot në selinë blu përfaqësues nga partitë aleate joparlamentare.

Siç duket edhe nga fotot, në të pranishëm në takim janë Nard Ndoka, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Sali Shehu, Kujtim Gjuzi, Ekrem Spahia.

Pjesë e diskutimeve mendohet të jetë  bashkimi për zgjedhjet lokale.

Më herët, pasi Berisha kërkoi që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 2023, pjesa e PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj mandatoi Gazment Bardhin për të bashkëpunuar me Edi Palokën drejt një oferte të përbashkët.

Në një prononcim për mediat, Bardhi deklaroi se do të diskutojë me Edi Palokën mbi modalitetet, teksa shtoi se nuk do të ketë negociata.

Mënjehërë më pas, Berisha tha se nuk pranon e as nuk vendos kushte.

 

Të fundit