Flash News

Ditari i Opozitës

Nga ndarja e rolit të kryetarit te garantimi i karrierës, zbardhen propozimet e Kadillit për ndryshime në statutin e PD

Nga ndarja e rolit të kryetarit te garantimi i karrierës, zbardhen

Anëtari i Kryesisë së PD Fatbardh Kadilli ka bërë publike propozimet për ndryshime statuore që ka depozituar në selinë blu. Propozimet e Kadillit do të shqyrtohet në Kuvendin Kombëtar të PD, që do të mblidhet më 17 korrik.

Propozimet  burojnë nga Manifesti Politik që ka propozuar anëtari i Kryesisë. Qëllimi parësor i këtij të fundit është një parti më e madhe se kryetari.

Kadilli thekson se ndryshimet që ka propozuar synojnë të çmontojnë autoritarizmin dhe paternalizmin e kryetarit dhe të demokratizojnë dhe zgjerojnë partinë.

Ndryshimet më kryesore janë vendosja e primareve si garantimi i karieres dhe ndarja e rolit të kryetarit të partisë nga administrimi i partisë.

Katër propozimet kryesore:

1- Vendosja e  primareve, parimit “një anëtar një vote”, si mekanizëm i vetëm për zgjedhjen e drejtuesve partiak në çdo nivel, si dhe për zgjedhjen e kandidaturave për parlament dhe bashki, është një nga ndryshimet kryesore që propozohet.

2- Garantimi i karierës është një ndryshim po aq thelbësor që demokratizon partinë. Çdo anëtari i garantohet e drejta absolute që të garojë për çdo funksion. Nuk do të jetë më Kryetari që seleksionon kush mund të kandidojë dhe kush jo.

 3- Ndarja e rolit të Kryetarit të Partisë nga Administrimi i Partisë. Kryetari udhëheq vetëm një projekt politik. Partia ka vazhdimësi. Njerëzit ikin, partia mbetet.

4-Administrimi i partisë i kalon Këshillit të të Urtëve. Ky këshill është përgjegjës për organizimin, për burimet njerëzore, për zgjedhjet në parti, për financat partiake dhe për demokracinë e brendshme, statutin dhe etikën.

Të fundit