Flash News

Ditari i Opozitës

"Nga Rama e Berisha, te Samir Mane e Çet Kastrati", Basha thotë se ka njerëz që se duan në krye të PD-së

"Nga Rama e Berisha, te Samir Mane e Çet Kastrati", Basha

Në komunikimin me mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulziim Basha është pyetur nga gazetarët në lidhje me procedimin penal të Gazment Bardhit, që akuzohej për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive”.

Basha i ka dalë në mbrojtje Bardhi duke thënë se procedimi i tij është manovër e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

“Duhet të refuzoj çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha. Ata kishin ardhur me një qëllim që të shkatërronin Partinë Demokratike. E patë si qeshte edhe sot. U kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Ndërsa pjesa tjetër janë manovra të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Gazment Bardhi nuk ka lidhje me lëndët radioaktive, e vetmja gjë që ishte për t’u mbrojtur, ishin bombola zjarrfikëse. Po të shikoni filmimet do të shikoni se ai është pluhuri i bardhë i shuarjes së zjarrit dhe kur policia ndërhyri me gaz e patë se çfarë solli”, deklaroi Basha për mediat.

Po ashtu, Basha tha se ka shumë njerëz që nuk e duan në krye të PD-së, duke nisur nga Berisha e Rama, Meta, oligarkët e shumë të tjerë.

“Demokratët janë të vendosur që të vazhdojnë. Unë jam i vendosur në këtë mision se në këtë mision më kanë besuar demokratët. Ka nga ata që nuk më duan në këtë detyrë, si Rama, Meta, Berisha po këta janë pakica. Në javët e ardhshme oligarkët që financojnë mediat, aleatët politikë të trekëndëshit të Bermudës, do investojnë shumë para që të zhvendosin debatin në çështje dytësore ose të parëndësishme për shqiptarët, përpjekja jonë për ta mbajtur vëmendjen ku duhet, tek domosdoshmëria për rrugën e ndryshimit. Për t’i dhënë shqiptarëve një Kushtetutë që nuk i mban ata skllevër, por iu jep fuqinë që kanë qytetarët në një vend normal. Për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të korrupsionit të qeverisë më të korruptuar në planet, të njeriu që është në krah të Sali Berishës. Ne jemi këtu për tua ndërprerë këtë valle dhe që të bëjmë këtë duhet që me çdo fjalë tonën të themi jo vetëm jemi ndryshe, por jemi ndryshe dhe garancia për ndryshim. Unë do të jap kontributin tim në bazë të përgjegjësive që më kanë dhënë demokratët, do kem ndihmën e qindra demokratëve me apo pa teserë, por edhe të qytetarëve shqiptarë që e kanë kuptuar sa të lidhur janë tre anët e trekëndëshit të Bermudës”, tha Basha.

Të fundit