Flash News

Ditari i Opozitës

Nga rezoluta te ndryshimet statutore/ Tre vendimet që miratoi Kuvendi në 6 orë punime

Nga rezoluta te ndryshimet statutore/ Tre vendimet që miratoi Kuvendi

Ka mbyllur punimet pas thuajse 6 orësh, Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe Kryesia e Partisë Demokratike. Ne Kuvend morën pjesë 5004 delegatë nga 7646 të tillë. 

Kuvendi, i cili ishte planifikuar të niste në orën 11:00, nis një orë më vonë. Gjatë punimeve u miratuan tre vendime nga ratifikimi i rezolutës (që nuk i njeh vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit), te propozimi i Kryesisë që ‘non-grata’ nga SHBA-të janë të papajtueshme për çdo funksion të partisë dhe ngritja e strukturës Aleanca Qytetare për demokracinë.

Tre vendimet e miratuara:

1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021 (Bëhet fjalë për rezoltën që nuk i njeh vendimet e marra në Kuvendine 11 dhjetorit si shkarkimi i Lulzim Bashës, vendimet staturore, ndryshimi i vulës dhe logos së Partisë Demokratike).

2. Kryesia i propozon Kuvendit kombëtar që shpallja "non grata" nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD dhe të mbështesë iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.

3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës Qytetare për demokracisë.

Çfarës është Aleanca Qytetare? Struktura synon të analizojë dhe të japë mendim kritik ndaj politikave, qasjeve dhe nismave të Partisë Demokratike duke ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë. Dhe pika 4, PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare me 10 % në pozicionet vendimarrësve ose drejtuese të partisë.

Rezoluta e plotë e PD:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në 12 dhjetor 2021 në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve,

- Diskutoi mbi situatën shqetësuese  të krijuar nga lëvizja e zotit Sali Berisha pas pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar dhe tubimi i tij përmbledhës i datës 11 dhjetor;

- Konstatoi se thirrja e ketij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike  dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik;

- Vëren se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;

- Vlerëson se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë  një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.

- Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

- Afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.

- Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e  mbedhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes,  lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë. Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.

- Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar me SHBA.

- Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetesimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me agjendën dhe interesat përsonale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike.

- Këshilli Kombëtar e konsideron luftën kundër korrrupsionit dhe pandëshkushmërisë  në sferat e larta si një element kyç për vendosjen e shtetit të së drejtës, mbajtjen e zgjedhjeve  të lira e të ndershme,  integrimin e Shqipërisë në BE, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, zhvillimin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Në ketë luftë vendosja nga SHBA e antikorrupsionit si përparësi e politikës së saj dhe përdorimi i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend

- Këshilli Kombëtar shpreh vlerësimin dhe e mbështetjen e plotë për ngritjen në një nivel të ri dhe më të ngushtë të marrëdhënive të bashkëpunimit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të partisë me SHBA.

- Këshilli Kombëtar mbështet të gjithë veprimtarinë dhe vendimarrjen e Kryetarit, Kryesisë dhe Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse. 

Të fundit