Flash News

Ditari i Opozitës

Nga sekretari, nënkryetarët te drejtuesi i Këshillit të PD/ Kush janë kandidatët e mundshëm

Nga sekretari, nënkryetarët te drejtuesi i Këshillit të PD/

Në Kuvendin Kombëtar u vendos që zgjedhjet për drejtuesin e ri të PD-së, të mbahen më 22 maj. Sali Berisha ka konfirmuar që do të jetë në garë për të rimarrë Partinë Demokratike.

Në media kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e funksionarëve të rinj të lartë të PD-së. Sipas “Panorama”, kandidatët për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike janë Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

Ndërsa për nënkryetarë të partisë, emrat në tryezë janë Luçiano Boçi dhe Agron Shehaj. Boçi pritet të jetë edhe kryetari i ri i grupit parlamentar.

Për drejtimin e Këshillit Kombëtar, emrat më diskutuar janë Jozefina Topalli dhe Edi Paloka.

 

Të fundit