Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga shqyrtim i problematikave tek mosnjohja e zgjedhjeve të 14 majit, Rezulota e Këshillit Kombëtar të PD-së

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë gjatë mbledhjes së sotme mori në shqyrtim problematikat që shoqëruan farsën e zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, situatën politike, sociale dhe ekonomike të vendit ku këto zgjedhje u mbajtën, si dhe gjetjet e Raportit Zgjedhor të përgatitur nga Komisioni i posatshëm i ngritur pranë Partisë Demokratike.
Gjatë shqyrtimit Këshilli Kombëtar konstatoi këto zgjedhje, për herë të parë në historinë 30 vjecare të pluralizmit shqiptar, shënuan kapjen e plotë të shtetit dhe të gjithë instrumentave të tij nga ana e partisë në pushtet.
Duke analizuar shkeljet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi të mos njohë farsën zgjedhore të zgjedhjeve vendore te 14 majit.
Rezolutë paraprake e Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike konstaton se:
- këto zgjedhje shënojnë shkatërrimin e çdo standardi zgjedhor, me qëllim final zhbërjen e vullnetit të zgjedhësve dhe manipulimin e rezultatit në favor të partisë në pushtet. Këto zgjedhje shënojnë gjithashtu agresivitetin maksimal të partisë në pushtet për të goditur rëndë opozitën si dhe manipuluar/blerë apo shantazhuar ne forma te ndryshme çdo votues;
- në këto zgjedhje u dhunuan haptas parimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, të cilin Edi Rama e shpalli në krye të herës ‘kinezëri’ dhe e shpërfilli plotësisht. Farsa elektorale e 14 majt 2023 shpërfilli gjithashtu parimet themelore të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe të Kodit të Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias për zgjedhjet e lira;
- këto zgjedhje u mbajtën në pabarazinë më të madhe ndërmjet partisë pushtet që kontrollonte gjithçka dhe opozitës të cilës iu mohuan të gjitha të drejtat ligjore;
- në këto zgjedhje u shfaq përsëri, në formë më të plotë dhe të perfeksionuar fenomeni tejet shqetësues për shoqërinë shqiptare, ai i partisë shtet dhe shtetit partiak, i kapilarizuar dhe i strukturuar plotësisht në çdo qelizë instutucionale, me mbështetjen dhe nxitjen publike të Edi Ramës, për të kthyer çdo zyrë shtetërore në zyrë elektorale, duke detyruar Administratën Publike-çdo nëpunës shtetëror të saj, në nivelin qëndror apo vendor, të punonte për fushatën dhe kandidatët e partisë në pushtet;
- këto zgjedhje, për herë të parë në historinë 30 vjecare të pluralizmit shqiptar, shënuan kapjen e plotë të shtetit dhe të gjithë instrumentave të tij nga ana e partisë në pushtet, si dhe përjashtimin e dhunshëm të opozitës nga çdo garanci ligjore apo instrument kontrolli që ligji i njeh asaj, me qëllim final mbajtjen e pushtetit me çdo kusht nga ana e partisë në pushtet;
- si asnjëherë tjetër në këto 30 vite, në këto zgjedhje, manipulimi dhe blerja e votës u bënë publikisht nga ana e Edi Ramës edhe me vendime qeverie, i cili në kundërshtim flagrant me legjislacionin në fuqi, shpalli rritje pagash dhe pensionesh si dhe përdori buxhetin e shtetit për të shpërndarë bonusin elektoral tek të gjithë pensionistët. Në total janë 867 mijë votues të cilët u paguan në shkelje të Kodit Zgjedhor. Institucionet dhe agjencitë e shteti shqiptar ofruan publikisht favore për dhjetra dhe qindra mijra votues me qëllim shtrëmbërimin e vullnetit të tyre zgjedhor;
- fenomeni shumë shqetësues i blerjes së votës, në këto zgjedhje ishte i gjithëpranishëm në çdo bashki të vendit. Përhapja kaq e gjerë e këtij fenomeni nuk mund të ndodhte veçse me bekimin politik të Edi Ramës dhe bashkëpunimin e policisë së shtetit dhe bandave të krimit të organizuar
- në fushatën më të pabarabartë ndonjëherë, kandidatët e Partisë Demokratike të zgjedhur nga anëtarësia përmes primareve u privuan nga sigla, logo e Partisë Demokratike, financat zgjedhore, emri i drejtuesit të Partisë Demokratike në fletën e votimit, koha televizive, komisionerët e numuruesit. Ankimimet e tyre apo të shtabeve të tyre zgjedhore nuk u morën thuajse asnjëtherë parasysh, përgjatë fushatës dhe pas saj në procesin e ankimimit zgjedhor;
- KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, nën trysninë e Partisë Socialiste dhe të qeverisë, treguan në mënyrë të vazhduar njëanshmëri, dështuan të ushtronin kompetencat ligjore për të mbrojtur parimet e një procesi zgjedhor demokratik , mbyllën sytë para provave flagrante të shkeljes së ligjit nga shteti dhe partia në pushtet si dhe mbajtën standarte të dyfishta, në dëm të të drejtave të partive të opozittës dhe kandidatëve të saj.
- Policia e Shtetit u vu plotësisht në shërbim të kandidatëve të partisë në pushtet, duke survejuar kandidatët e opozitës dhe stafet e tyre, duke mosreaguar - në rastin më pak problematik për shqetësimet e ngritura nga kandidatët opozitarë, apo në rastin me flagrant- duke bashkëpunuar haptazi me bandat kriminale dhe krimin e organizuar, në dëm të kandidatëve opozitarë dhe në mbështetje të kandidatëve të partisë në pushtet;
- votuesit kanë qënë nën trysinë më të madhe ndonjëherë nga patronazhistët dhe aktivistët e partisë socialiste për të votuar kandidatët e saj. Këtij kërcënimi i priu vetë Edi Rama me deklaratat e tij të përsëritura se «po votuat për kandidatët e opozitës nuk do merrni asnjë fond nga qeveria». Votuesit u joshën me para, me tendera publikë, me leje ndërtimi banesash dhe me legalizime, me licenca, me kontrata apo favore të tjera të natyrës financiare apo jo. Kur joshja nuk funksiononte, ata u kërcënuan me ndihmën ekonomike, me heqje nga puna, apo edhe me kërcënime fizike. E gjitha kjo ndodhi nën “hundën” e Policisë së Shtetit, me bekimin personal të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Këta të fundit ishin personazhe të dorës së parë në qarqet përkatëse, duke joshur, kërcënuar dhe shantazhuar zgjedhësit apo bizneset personalisht;
- në shkelje të ligjit, KQZ ndryshoi pa paralajmërim qendrat e votimit për 1,3 milionë zgjedhës si dhe u krijua kontigjenti prej 540 mijë votuesish shëtitës;
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë,
Vendosi:
- Të mos njohë farsën zgjedhore të zgjedhjeve vendore te 14 majit si dhe rezultatin e manipuluar zgjedhor që kjo farsë prodhoi;
- T`i konsiderojë zgjedhjet vendore të 14 majit si procesin zgjedhor më të deformuar, më të manipuluar dhe më të dhunuar ndonjëherë;
- Të bëjë çdo përpjekje, brenda dhe jashtë vendit, për të denoncuar këtë farsë nëpërmjet ngritjes së shqetësimit të thellë për situatën shumë të vështirë që Shqipëria dhe shqiptarët po kalojnë si pasojë e kapjes së shtetit nga ana e partisë në pushtet dhe asgjësimit të të gjithë të drejtave ligjore dhe institucionale të Partisë Demokratike dhe Opozitës shqiptare;
Partia Demokratike e Shqipërisë:
- E konsideron Edi Ramën dhe qeveritarët e tij si një organizatë e strukturuar kriminale elektorale që ka kapur shtetin, financat e tij, që bashkëpunon me krimin për të mbajtur pushtetin, që vjedh pasuritë shtetërore dhe me këto para vjedh zgjedhjet e radhës;
- E konsideron rrëzimin e kësaj qeverie dhe largimin e Edi Ramës si interes madhor kombëtar dhe prioritetin absolut politik të saj,
- Partia Demokratike angazhohet të bëjë çdo përpjekje për të konsoliduar dhe zgjeruar Frontin Opozitar me të gjithë ata, të cilët pavarësisht pozicionit në spektrin politik, e konsiderojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij një rrezik kombëtar;
- Partia Demokratike fton të gjithë shqiptarët, të organizuar apo jo në formacione qytetare apo politike, t`i bashkohen frontit opozitar për të shpëtuar vendin nga totalitarizmi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë të Edi Rames si dhe shqiptarët nga një qeverisje që ka si projekt të saj pasurimin e një pakice dhe largimin e shqiptarëve nga vendi;
- Partia Demokratike njeh përgjegjësinë e saj absolute dhe detyrimin madhor të saj, si forca më e madhe opozitare, të bëjë të gjitha përpjekjet për të ofruar besim dhe për të ndezur shpresën e alternativës që ajo përfaqëson, që shqiptarët të mund të jetojnë në një vend normal, me mundësi për të gjithë, ku ligji dhe të drejtat themelore respektohen dhe ku qytetarët vendosin të lirë, nëpërmjet zgjedhjeve të lira, për ata që duan t`i qeverisin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38