Flash News

Ditari i Opozitës

Nga skandali McGonigal te Inceneratorët, Berisha: Si i ka mbrojtur Dumani dosjet e krimit të Ramës

Nga skandali McGonigal te Inceneratorët, Berisha: Si i ka mbrojtur Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e cilësoi si “armik të egër të pluralizmit” dhe “bashkëpunëtor të pushtetit në fshehjen e krimeve dhe vjedhjeve me përmasa miliardëshe”.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha vuri në pikëpyetje sukseset e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit, duke ironizuar deklaratat e Dumanit për sekuestrimin e 60 milionë eurove. Sipas tij, vetëm familja e ish-ministrit Fatmir Xhafaj disponon më shumë se kaq, ndërkohë që asnjë qindarkë nuk u është prekur atyre që Berisha i cilësoi si “bosë të vërtetë të pasurisë së paligjshme”.

Ai akuzoi institucionet e drejtësisë se janë “të kapura nga qeveria”, ndërsa e përshkroi përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare si “mjeran dhe të turpshëm”. Berisha aludoi se gjykatës e prokurorë të lidhur me pushtetin heshtin për afera të mëdha financiare, përfshirë inceneratorët, checkup-in dhe tunelin e Llogarasë, që sipas tij kapin vlerën e mbi një miliard eurove.

Duke iu referuar emrave konkretë si Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja dhe Taulant Balla, Berisha foli për lidhje të ngushta midis pushtetit politik dhe drejtësisë, duke përmendur raste që sipas tij përfshijnë dosje të mbyllura, urdhra arresti të ndikuar dhe ndërhyrje direkte për të liruar persona të akuzuar.

Kryedemokrati e akuzoi drejtuesin e SPAK se është zgjedhur me pëlqimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ambasadores amerikane Yuri Kim, të cilën e përmendi në kontekstin e skandalit McGonigal.

Berisha tha gjithashtu se Dumani "fle mbi dosje krimesh", përfshirë ato që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e burimeve shtetërore për fushatë. Ai pretendoi se SPAK arreston eksponentë të opozitës, ndërsa nuk prek asnjë zyrtar të lartë të mazhorancës. Si shembull përmendi rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se “u arrestua vetëm për të ruajtur fasadën e drejtësisë”.

Pjesë nga deklatata e Berishës

Dje, qytetarët shqiptarë ndoqën punimet e komisioneve parlamentare, ku raportuan përfaqësues të narkoqeverisë dhe narkodrejtësisë.
Njëherë unë dua të falënderoj të gjithë deputetët për angazhimin e tyre, civilitetin që dëshmuan, angazhimin në pyetje, siç ishte rregullorja, dhe autopsinë që i bënë jo vetëm institucioneve të dështuara të reformës të drejtësisë të narkoshtetit, por edhe përfaqësuesve të qeverisë në ato komisione.
Ishte një përfaqësim mjeran.
Ju e patë se si mëkatarët, që të gjithë të implikuar në afera të ndryshme, qëndronin si mjeranë para kujt? Para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat faktikisht janë dëshmuar armike të egra të pluralizmit në Shqipëri.
Janë dëshmuar institucionet më të korruptuara në Shqipëri dhe në Europë.
Janë dëshmuar bashkëpunëtore në krime.
Flas për përfaqësuesit, se unë e di që aty ka burra dhe gra të ndershëm dhe punëtorë që përpiqen. Por nuk ia dalin dot.
Po si mund t’ia dalin? A e dëgjuat ju? Këndej flitej për gjykatësin e ekzekutuar, përfaqësuesi i qeverisë së gjykatësve fliste për të atin në aksident.
A e kuptoni?
I patë vetë ju, i dëgjuat vetë, i dëgjuan shqiptarët.
I patë Ulsiun dhe Fatmir Xhafën, secilin më të zi se shokun. Vasalë pa dinjitet.
Po pse? Sepse Ulsiu e ka dosjen kaq tek kush? Tek Altin Troplini.
Po, po, dhe ka jo një, por e ka për disa çështje. Absolutisht. Jo vetëm për tokën që keni dëgjuar atje. Për pronat e tjera.
Ulsiu prandaj i kërcente trupi sa herë ia hidhte sytë ky se unë studioja gjuhën e trupit.
Turpi.
Fatmir po bënte sikur po nervozohej me Ulsiun. Jo mo jo. Kishte hall se Fatziu ka bllokuar ligjin antimafia.
Se Altin Troplini rrahu gjoksin se ka sekuestruar apo konfiskuar 60 milionë euro. Po ç’janë 60 milionë euro? 60 milionë euro është hoteli i Redi Mollës. Gjer tani, se është i planifikuar për 100.
Se atë, hotelin nuk e ka konfiskuar. Përkundrazi, Redi Mollën e liroi.
E liroi- e thotë populli se ku është zë nuk është pa gjë- sepse rezulton se Redi Molla është djali i teta Ollgës, një teto shumë e dashur për Linda Ramën.
Për ma hollësisht, duhet me pa gjendjen.
Doli ai, u lirua.
Ja pra, se ku ka zë nuk është pa gjë. Është mençuria e popullit që e thotë këtë.
Dhe thotë se kam sekuestruar 60 milionë. Çfarë ka sekuestruar ti mo? Po 60 milionë i ka familja Xhafaj që nuk i ke prekur asnjë qindarkë.
Ajo ishte një skenë...
Të dashur qytetarë, ku janë 1 miliardë euro të humbura, taksa tuajat?
630 milionë euro janë borxhet që kompania çeke CEZ iu kishte shqiptarëve, me fatura të vërtetuara nga kompani ndërkombëtare auditi.
Nuk po merrem me dosjet e tjera që shkojnë 3 miliardë, por po i injoroj ato, por po flas për borxhet me fatura.
Dhe dokumentin që një nga kryearbitrat më të njohur në Europë ia dërgonte Edi Ramës, duke i thënë të mos bëjë marrëveshje se Shqipëria ka të gjitha të drejtat për të fituar.
Jo vetëm që humbëm 630 milionë euro, por Edi Rama mori edhe 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Kujt i fliste ai?
Po 200 milionë euro të djegësave, me kë do i kalojë? Me Arben Ahmetaj që i kundërshtoi 5 herë dhe që lëshoi urdhër arresti për fatura hoteli që i mori nga familja Rama kryeshpifësi i medias.
I faktuar si shpifës, por i mbrojtur nga Dumani.
Çfarë detyre ka kryer ky? Po a shkojnë 800 milionë këto. Po tuneli i Llogarasë sa shkon? I faktuar 50 milionë euro vjedhje.
Po check up i vampires së shëndetit të shqiptarëve, Vilma Nushi, që është gruaja e kushëririt të tij, sa shkon?
Pra, ku janë këto?
Dhe dilte aty me papërgjegjshmërinë më të plotë.

 

Të fundit