Flash News

Ditari i Opozitës

Nga tensionet në PD te puna aktuale në parlament, zbardhet ç’diskutoi Basha me ambasadorin gjerman

Nga tensionet në PD te puna aktuale në parlament, zbardhet

Zbardhet takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadorit gjerman, Peter Zingraf .

Ka qenë vetë ambasada gjermane, ajo e cila ka sqaruar se mes Bashës dhe ambasadorit Zingraf është diskutuar për disa çështje të rëndësishme si tensionet brenda PD-së, puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit etj.                                                                                                                            

“Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.
Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.  

Të fundit