Flash News

Ditari i Opozitës

Nga uji i pijshëm te përgjysmimi i taksës së gjelbërimit, Këlliçi prezanton programin për Yzberishtin

Nga uji i pijshëm te përgjysmimi i taksës së

Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Yzberishtit ku u njoh me disa nga problematikat kryesore të zonës, të cilat nuk kanë marrë ende zgjidhje nga Bashkia e Tiranës.

Këlliçi prezantoi 5 pikat e programit të tij për Yzberishtin teksa u ndal fillimisht te taksa e infrastrukturës arsimore që paguan çdo qytetar dhe prej së cilës pushteti vendor ka grumbulluar rreth 41 milionë euro.

“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan me ndenjtë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopësht. Asnjë gjë”, tha Këlliçi.

Këlliçi shtoi se ka në plan edhe përgjysmimin e tarifës së hapësirës publike dhe taksës së gjelbërimit.

“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”, u shpreh Këlliçi.

Tjetër problem që konstatoi gjatë bisedës me banorët e Yzberishtit, ishte edhe mungesa e ujit të pijshëm.

“E paguan trefish e katërfish, dhe ujë nuk ke. Kurse Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme”, shtoi Këlliçi.

Të fundit