Flash News

Ditari i Opozitës

Nga zgjatja e fundjavës te ndalja e taksave lokale, Agron Duka propozon masa për turizmin

Nga zgjatja e fundjavës te ndalja e taksave lokale, Agron Duka propozon

Partia Agrare Ambientaliste ka propozuar disa masa konkrete sesi mund të rritim turizmin e brendshëm në këtë kohë krize për shkak të pandemisë.

Kreu i PAA-së Agron Duka, përmes një postim në “Facebook”, rendit disa prej tyre, si ndalja e taksave lokale, trajnimet falasa, subvencionime, heqja e taksës te "Rruga e Kombit" apo zgjatja e fundjavës pushim, nga e premtja pasdite deri të hënën.

PAA bën apel publik për një strategji konkrete, profesionale, transparente, realiste dhe jo elektorale për sezonin turistik 2021.

Postimi i plotë:

PAA - mbështet vaksinimin sa më parë të të gjithë grupmoshave.
Ky proçes ishte detyrim ligjor dhe human por jo fushatë elektorale. Qeveria Rama dështoi me vaksinimin.
Imuniteti i tufës që do të lejonte turizmin nuk do të arrihet brenda fundit të verës.
Propaganda e Rilindasve bie përballë faktit të hidhur të numrit minimal të rezervimeve në hotelet e gjithë zonave turistike.
Shqipëria duhet të ndjekë modelin e suksesshëm të vendeve që po e zbusin krizën e turistëve të huaj duke rritur turizmin e brendshëm.

-Një masë efektive është zgjatja e fundjavës pushim, nga e premtja mbasdite përfshi edhe të hënën.
-Të ndalen bashkitë së kërkuari taksa lokale nga hotelet si në vitet e kulmit të turizmit.
-Të ofrohen trajnime falas.
-Të ristrukturohen duke zgjatur afatin e shlyerjen e kredive dhe detyrimeve fiskale.
-Të subvencionohet një pjesë e pagës në turizëm.
-Të hiqet që tani pagesa në rrugën e kombit.
-Të eleminohen mospagesat nga buxheti për individët dhe kompanitë, ndihmat sociale dhe pagesat anti-covid që të qarkullojë më shpejtë dhe më lehtë paraja në ekonomi.
Por më e rëndësishme është krijimi i shpresës për të ardhmen.
PAA bën apel publik për një strategji konkrete, profesionale, transparente, realiste dhe jo elektorale për sezonin turistik 2021.

Të fundit