Flash News

Ditari i Opozitës

Ngec raporti i IBAR, Berisha: Partnerët kanë pyetje për imunitetin e Lubi Ballukut

Ngec raporti i IBAR, Berisha: Partnerët kanë pyetje për

Moskalimi i raportit IBAR nga Bashkimi Evropian për kryedemokratin Sali Berisha, është pasojë e mburojës që PS po i bën Belinda Ballukut.

Berisha tha nga selia blu se vendet partnere presin nga Shqipëria përgjigje për një seri pyetjetesh duke filluar nga Balluku, te skandali i AKSHI-t, krimi e të tjera.

“Në fakt nëse i Malit të Zi, u votua dhe u mbyll, siç e keni marrë vesh, i Shqipërisë mbeti në shqyrtim, sepse një seri vendesh ngritën një seri pyetjesh shumë serioze, të lidhura para së gjithash me imunitetin e Lubi Ballukut, AKSHI-n, me mediat, me krimin, dhe një seri problemesh të tjera. Pra, Mali i Zi u votua, Shqipëria nuk u votua sepse vendet partnere, vendet anëtare të BE-së kanë bërë një seri pyetjesh dhe presin përgjigje”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit