Flash News

Ditari i Opozitës

Ngecje mes negociatave të Bashës dhe aleatëve? Grida Duma: Marrëveshja është gati për 2-3 ditë

Ngecje mes negociatave të Bashës dhe aleatëve? Grida Duma:

Ish deputetja Grida Duma deklaron se marrëveshja e PD me dy aleatët Fatmir Mehdiu dhe Shpëtim do të finalizohet pas dy ose tri ditësh.

E ftuar në ‘Open’, Duma tha se nuk ka asnjë ngecje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe aleatëve, por negociatat vazhdojnë.

“Jemi në një frymë shumë pozitive. Negociatat po vazhdojnë dhe nuk ka asnjë ngecje. Kanë mbetur për t’u bërë llogaritjet e fundit. Kam vënë re brenda selisë se fryma është pozitive dhe se marrëveshja është gati për 2-3 ditë”- tha Duma.

Ish deputetja e PD tha po ashtu se PS është një parti e vetmuar, kurse forcat opozitare po bashkëveprojnë me njëra-tjetrën duke krijuar një sinergji.

S’ka asnjë ngecje, ajo që shikojmë është që me gjithë shqetësimin, mënyra se si po bashkëveprojmë forcat opozitare është krijuar një sinergji, unë e shikoj si një të mirë. Që të shikojmë se si është ardhmëria duhet të shikojmë vendin nga sipër. Në krahun e mazhorancës është një forcë politike e vetme, PS është thjesht një parti e vetmuar“, tha Duma.

Të fundit