Flash News

Ditari i Opozitës

Ngërçi me integrimin, Këlliçi: Jo vetëm Balluku, në lojë është fati politik dhe penal i Ramës

Ngërçi me integrimin, Këlliçi: Jo vetëm Balluku,

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se kërkesa për heqjen e imunitetit dhe mos pengimin e drejtësisë në rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është një kërkesë e drejtpërdrejtë e Bashkimit Europian.

I ftuar në Syri TV, Këlliçi u shpreh se Rama ka refuzuar këtë kërkesë dhe ka penguar punën e drejtësisë. Ai shtoi se çështja nuk lidhet vetëm me fatin politik dhe penal të Ballukut, por sipas tij prek edhe Ramën.

“Është fare e qartë. Heqja e imunitetit dhe ndjekja penale dhe mos pengimi i drejtësisë për të bërë punën e saj në këtë rast, është një kërkesë e prerë nga Komisioni Europian, nga Bashkimi Europian. Në këtë rast Edi Rama e ka dhënë përgjigjen, ka qenë taksative ‘jo’, ka penguar punën e drejtësisë dhe mbi të gjitha ka kthyer parlamentin në një bunker personal për veten e tij. Pra, edhe një herë, nuk flitet këtu vetëm për historinë dhe fatin e Belinda Ballukut. Në lojë është fati politik dhe penal i Edi Ramës”, u shpreh ai.

Të fundit