Flash News

Ditari i Opozitës

Ngërçi në Apel, Shehu: Bashkimin e demokratëve s’e bën gjykata, drejtojuni elektoratit

Ngërçi në Apel, Shehu: Bashkimin e demokratëve s’e

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pasi dy demokratët Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula ju drejtuan kolegëve të mblidhen para Gjykatës së Apelit për të zgjidhur ngërçin me statutet.

Shehu shkruan në Facebook se nuk është gjykata ajo që bën bashkimin e demokratëve. Deputeti shton se demokratët në bazë janë të bashkuar, ndërsa thekson se problemi është grupi parlamentar.

Shehu i bën thirrje demokratëve ti drejtohen anëtarësisë.

Postimi i plotë:

“Bashkimin” e demokrateve as e ben e as mund ta beje gjykata.

T’i kerkosh asaj ta beje kete, eshte se paku vetem nje iluzion!

Ne fakt demokratet ne baze jane ne shumicen dermuese te bashkuar, duke kaluar nje proces te plote riorganizimi nga qendra ne periferi.

Problemi qendron kryesisht ne grupin tone parlamentar, ku disa kolege akoma nuk po e kuptojne se nje deputet, qe ndahet nga antaresia e elektorati, nuk i ndjek ato, nuk eshte me “deputet”, por thjesht nje rrogetar.

Dhe ketu gjykata nuk ka asnje rol e tager.

Cdo vendim i ndonje gjykate ne mos respektim te ketij parimi themeltar demokratik te partive politike, eshte nul, zero, i pa qene dhe pa asnje efekt.

PD eshte aty ku jane demokratet.

Dhe prej mbi nje viti te gjithe e kane pare qartesisht se ku jane demokratet.

Prandaj gjithese kush, deputet apo jo, qe akoma mund te kete ndonje medyshje, duhet te drejtohet nga “ylli polar” i cdo partie:

Antaresia e saj, elektorati i saj!

Ne fakt nga ky “yll polar” duhet te orientohet edhe cdo gjykate, nqs desheron te quhet “gjykate”!

 

Të fundit