Flash News

Ditari i Opozitës

Ngjarja në Himarë, denoncimi i qytetarit: Policia e dinte që ai skaf ishte përdorur për trafik droge, s’është i regjistruar

Ngjarja në Himarë, denoncimi i qytetarit: Policia e dinte që ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një denoncim që lidhet me ngjarjen tragjike që ndodhi në Himarë, ku skafi që drejtohej nga një zyrtar policie, Arjan Tase goditi për vdekje një 7-vjeçare.

Qytetari shkruan se policia e Himarës është në dijeni që ai skaf është përdorur për trafik drogë në Greqi dhe se është i paregjistruar.

Nisur nga kjo, ngre pyetjen se kush e firmosi lejen që skafi të dilte në det dhe se kush ia dha skafin Arjan Tases.

“Komisari skafist qe i mori jeten vogelushes Jonada e kishte skafin te paregjistruar. Dyshohet se skafi perdorej per trafik droge”, shkruan Berisha krah denoncimit.

Të fundit