Flash News

Ditari i Opozitës

Ngjarja në Pogradec, Berisha: Vrasje shtetërore, Rama po i vërsul shtetin gazetarëve pse zbardhën të vërtetën

Ngjarja në Pogradec, Berisha: Vrasje shtetërore, Rama po i vërsul

Lideri i opozitës Sali Berisha tha se ngjarja në Pogradec ku humbi jetën Egli Proga nga dhuna barbare e Denis Meçes, është vrasje shtetërore.

Berisha nga tubimi tek "Rruga e Shpresës" u shpreh se Rama i është vërsulur mediave pasi ato zbardhën të vërtetën.

Berisha: Po pse mediat paskan interes dhe sot bashkë me kryepolicin e tij, Met Rrumbullaku, vunë në shënjestër median.

Sigurisht mediat kanë meritë të jashtëzakonshme sepse ato që në minutat e para u bënë avokate të të vërtetës të tmerrshme të vrasjes për gjobëvënie të Egli Progës nga vrasësi gjobëvënës i Rilindjes së krimit, punonjës i shtetit, i sojit të rilindjes, Denis Meçe.

Po pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal.

Sherr banal se nuk pranoi të jepte gjobën? Hero i vërtetë i shqiptarëve, i familjes së tyre.

Mënyra se si silleni, del qartë se kjo është një vrasje shtetërore.

E kapi policia, kur ai u dorëzua vetë kur i doli emri në të katër anët e Pogradecit.

U dorëzua vetë kur doli se i kishte kërkuar xhiron e ditës të ndjerit, heroit të familjes së tij.

Pra, e paskan fajin gazetarët që u thonë shqiptarëve të vërtetat që i fsheh dhe i rrumbullakos Edi Rama me rrumbullakët e tij.

Çdo qytetar shqiptar duhet të dijë se Egli që u vra se nuk dha gjobën është i disati qytetar, biznesmen.

Në vend që kjo të shqetësojë shtetin, e vërsul atë kundër gazetarëve, kundër qytetarëve, vetëm e vetëm se është narkoshtet dhe nuk ka normë dhe moral.

Bën gjithçka për të fshehur krimet e tij, krimet e sojit të tij, sojit të Rilindjes.

Të fundit