Flash News

Ditari i Opozitës

Ngrihet Komisioni i Organizimit të Referendumit/ Fati i Bashës në dorën e anëtarësisë

Ngrihet Komisioni i Organizimit të Referendumit/ Fati i Bashës në

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka vendosur ngritjen e një komisioni që do të merret me organizimin e referendumit nesër, që do të zyrtarizojë edhe shkarkimin e Lulzim Bashës.

Komisioni përbëhet nga pesë anëtarë: Albana Vokshi (kryetare) dhe Ervin Minarolli, Edith Harxhi, Enno Bozdo e Keltis Kruja (anëtarë). Komisioni do të organizojë, mbikëqyrë dhe drejtojë procesin e mbajtjes së referendumit deri në shpalljen e rezultatit.

Ngrihet Komisioni i Organizimit të Referendumit/ Fati i Bashës në

Pas zyrtarizimit të shkarkimit të Bashës, PD-ja do të drejtohet përkohësisht nga Komisioni i Rithemelimit deri më 22 mars, kur do të zgjidhet edhe kreu i ri i partisë.

Kujtojmë se Lulzim Basha u shkarkua me 4446 vota pro në Kuvendin e 11 Dhjetorit, ku morën pjesë në total 4934 delegatë. Kuvendi miratoi ndryshimet në statutin e ri të partisë si edhe logon e re.

 

Të fundit