Flash News

Ditari i Opozitës

Nikolla fut në rend dite projektligjin për Akademinë e Shkencave, Spaho: Falsifikuat rezultatin!

Nikolla fut në rend dite projektligjin për Akademinë e Shkencave,

Mes debatesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla hodhi në votim ndryshimin për rendin e ditës, duke futur në rend dite projektligjin për Akademinë e Shkencave. 

Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum.

Debati:

'Ishin më shumë se 54 deputetë'-tha Nikolla.

Më tej, fjalën e mori deputeti i PD Edmond Spaho i cili kërkoi që votimi të bëhej në mënyrë elektronike. 

'Ju falsifikuat rezultatin e votimit, kthejeni dhe bëjeni me votim elektronik. Kur falsifikoni në mes të ditës votat, imagjinoni se çfarë i bëni kutive të votimit'- tha Spaho.

Të fundit