Flash News

Ditari i Opozitës

Nikolla kërkon t`i fikin mikrofonin, Basha: Nëse jeni ballëlartë, ejani shkojmë para SPAK

Nikolla kërkon t`i fikin mikrofonin, Basha: Nëse jeni

Kryedemokrati Basha ka debatuar sot me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollan për të për të marrë të drejtën e fjalës pas ministres Spiropali.

Balla kërkoi që të vijohet me rendin e ditës, ndërsa Basha foli për vettingun në politikë dhe i fton të gjithë që të shkojnë para SPAK.

"Edhe njëherë, toleranca e vetme ndaj jush buron nga kohëzgjatja e shkurtër. Përfaqësuesit e nenit të korrupsionit mund të çohen të gjithë dhe mund të çohen se pjesa më e madhe janë kriminelë, i ke këtu në këtë sallë por kur nuk ju përmend emrin mos flisni. Ajo ishte replikë ndaj saj që vjen këtu të na tregojë legjitimitetin. Zonja 5 milionë, mburret për 5 milionë,"- the Basha.

Ndërkohë Nikollai i është drejtuar Bashës duke i thënë që  nuk është procedurë dhe që do i ndërpresë fjalën.

"Lëreni propagandën në këtë ditë ku duhet të ishin gjysma prej jush ën SPAK dhe se kam fjalën thjesht në godinën por në kafazin e SPAK-ut,"- replikon ai me Nikollën,

Pas kësaj, Nikolla kërkon që Bashes t`i fiket mikrofoni.

Ndërkohë Basha vazhdon me këmbënguljene  tij, teksa i fton të shkojnë të gjithë para SPAK-ut:

"Më lejoni të mbaroj fjalën se prandaj është mikrofoni. Jeni ballëlartë ju, ejani të shkojmë të gjithë para SPAK-ut. Të mos ketë merak zonja 5 milionë, e fillojmë nga unë."

Të fundit