Flash News

Ditari i Opozitës

Nikolla: Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit

Nikolla: Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, kryetarja e Kuvendit, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Sipas raportimeve Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

"Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e nje personi nen kete mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohes te ligjit dhe Kushtetutës", ka thënë Lindita Nikolla në mbledhjen e kryetarëve.

Berishës i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohet si i përfshirë në skandalin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Të fundit