Flash News

Ditari i Opozitës

Nis ‘Foltorja’, Berisha zbardh bisedën me kreun e degës së PD në Fushë Krujë: Mbeta i inkurajuar

Nis ‘Foltorja’, Berisha zbardh bisedën me kreun e degës

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon sot turin e tij me demokratët në Fushë Krujë. Teksa nisi fjalimin, Berisha zbardhi bisedën në zyrën e tij me kreun e degës së PD-së në Fushë Krujë.

Berisha theksoi se kreu i PD-së në Fushë Krujë Agron Loka i kishte dhënë nota inkurajimi për lëvizjen që kishte nisur.

“Kryetari juaj Agron Loka ka qenë ndër më të parët që ka mbështetur këtë nismë, dhe në një bisedë që zhvillova ditët më të para në zyrën time, mbeta jashtëzakonisht i inkurajuar. Me lëvizjen që nisëm edhe sot ka pushtuar mendjen dhe zemrat e qindra mijëra demokratëve shqiptarët në Shqipëri, emigracionin dhe diasporë”, u shpreh Berisha.

Të fundit