Flash News

Ditari i Opozitës

Nis ‘Foltorja’ e Sarandës/ Berisha: Edi Rama mendoi se i lau duart me PD-në, por nuk llogariti demokratët

Nis ‘Foltorja’ e Sarandës/ Berisha: Edi Rama mendoi se i lau

Ish-kryeministri Edi Rama akuzoi nga ‘Foltorja’ e Sarandës, se kryeministri Edi Rama ka llogaritur gabim uzurpimin e Partisë Demokratike, duke lënë mënjanë demokratët e vendit. Berisha deklaroi se demokratët e Shqipërisë nuk mund t’i nënshtrohen dhe të blihen aq lehtë.

"Ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD-së dhe pluralizimit shqiptar. Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë si një akt shpëtimtar për PD-në dhe pluralizimin politik në Shqipëri. Edi Rama festoi para kohe marrjen peng të pluralizmit. Ai mendoi se i lau duart me PD-në, ai mendoi se tani do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi çdo muaj, javë, rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. Pasi nxori në treg kufijtë e Kosovës por jo më pak të Shqipërisë. Edi Rama gaboi shumë rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe nuk llogariti ju burrat dhe gratë e Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë që nuk shiti dhe s bliheni, që nuk nënshtroheni, që i thoni dinjitetit njerëzor dinjitet dhe sovranitetit sovranitet”, tha Berisha.

 

Të fundit