Flash News

Ditari i Opozitës

Nis Kuvendi i thirrur nga Basha, zgjidhet komisioni që do të drejtojë punimet

Nis Kuvendi i thirrur nga Basha, zgjidhet komisioni që do të

Kuvendi i PD i thirrur nga Lulzim Basha nisi me himnin kombëtar. Më pas ishte zëdhënësja Ina Zhupa që mori fjalën e saj dhe prezantoi komisionin që do të drejtojë punimet e Kuvendit.

Ky komision u votua nga demokratët e pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve. Kuvendi ishte parashikuar të niste në orën 11.00, por zyrtarisht nisi një orë më vonë.

Kuvendi përbëhet nga:

Jemin Gjata-kryetar

Gazment Bardhi-anëtar

Grida Duma-anëtare

Enkelejd Alibeaj-anëtar

Flutura Açka-anëtare

Kuvendi pritet të zgjasë rreth 5 orë dhe pritet të merren disa vendime, ndër to edhe për fatin e ish-liderit Berisha. Ndërkohë nesër është parashikuar që do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do vendoset lidhur me organizimin e forumeve të PD dhe përfaqësimin në parlament të saj.

Të fundit