Flash News

Ditari i Opozitës

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, i pranishëm edhe Sali Berisha

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, i pranishëm edhe

Ashtu siç ishte njoftuar, nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në selinë blu. Kreu aktual i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në seli para orës 18.00, ndërsa i përpiktë në orar ka qenë ish kryeministri Sali Berisha.

Sot do zgjidhen drejtuesit e rinj të partisë të propozuar nga Lulzim Basha për të drejtuar strukturat e PD.

Një ditë në parë u publikuan emrat që do të përbëjnë kupolën drejtuese të PD. Kështu, për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare: Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.
Ish-drejtori i Fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe një politikan me përvojë Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD. 

Ndërkohë, rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në vend të Buajr Nishanit.

PD vendos sot edhe për drejtuesit e rinj të Sekretariateve, Komisioneve dhe 15 anëtarët e rinj të Kryesisë.

Të fundit