Flash News

Ditari i Opozitës

Nis mosbindja civile, Balliu: Beteja jone do të vijojë deri sa të kemi qeveri teknike

Nis mosbindja civile, Balliu: Beteja jone do të vijojë deri sa të

Teksa ka nisur aksioni opozitar dhe bllokimi i rrugëve ne 6 akse rrugore nga Veriu në Jug.

Nga kthesa e Kamzës, Klevis Balliu tha për A2CNN se mosbindja civile do të vijojë deri në arritjen e qeverisë teknike.

“Jeta normale e demokracia është bllokuar dhe është koha për t’u bllokuar pushteti. PD e opozita vijon betejën e saj me mosbindjen civile, duke bllokuar akset kryesore. Është një situatë jo nromale, kemi ekonomi të shkatërruar, mafia ka vjedhur institucionet, kapitullimin e shtetit ligjor, kapjen e drejtësisë, arrestimin e fjalës së lirë e opozitës dhe nuk mbetet gjë tjetër për të bërë veçse përballja. Derisa qeveria të dëgjojë zërin qytetar e të kthejë qeverinë teknike opozita do të vijojë betejën e saj me të gjitha format e mosbindjes civile. Dhe kjo është një nga ato".

Për paralajmërimin e ashpër të policisë për pasojat e bllokimit të rrugëve, Klevis Balliu tha se: “Policia të kujdeset se cilët mafiozë po flenë te deputetët e mazhorancës siç është rasti i Çyrbes. Protesta e drejtë kushtetuese nuk merret leje, por njoftohet. Policia të arrestojë Ramën e Veliaj që po vjedhin qytetarët çdo ditë. Jo ta çosh vendin aty që të vendosë Altin Hajri kush i fiton zgjedhjet”, tha Balliu. 

Sipas tij SPAK përdoret për të goditur opozitën e denoncon krimet.

Të fundit