Flash News

Ditari i Opozitës

Nis procesi i votimit për kreun e ri të PD-së, demokratët zgjedhin sot mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit

Nis procesi i votimit për kreun e ri të PD-së, demokratët

Sot zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 18.00. Në rast se do të ketë ende demokratë që do të votojnë, procesi do të shtyhet.

Në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Kujtojmë se kandidaturën për kreun e ri të PD me deklaruan edhe Edvin Kulluri, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj të cilët u tërhoqën nga gara.

Në të gjithë vendin janë 108 qendra votimi ku demokratët do të drejtohen për të shprehur vullnetin e tyre.

Ndërsa anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në selinë blu, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kujtojmë që data e zgjedhjeve për kreun e ri u vendos në Kuvendin e PD. Kujtojmë se Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars, pasi shumica e demokratëve i kërkoi të largohej si rezultat i humbjeve të vazhdueshme të tij.

 

Të fundit