Flash News

Ditari i Opozitës

Nis protesta në Shkodër, Boçi: Në vend po sundon krim-politika, ka bekimin e Edi Ramës

Nis protesta në Shkodër, Boçi: Në vend po sundon

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur në orën 12.00 protesta-marshim e thirrur nga PD pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua.

Në një prononcim në Neës 24, drejtuesi politik i qarkut Shkodrë, Luçiano Boçi ka deklaruar se ngjarje të tilla shkaktohen pasi në vend po sundon krimi i lidhur me politikën, teksa ka bekimin e kryeministrit. 

"Ka shpërthyer e vërteta në sy të shkodranëve dhe shqiptarëve që sot ai që sundon është krim-politika. Ka bekimin e Ramës dhe mbështetjen e policisë . Mbron interesat e veta, korr vota në fushata. Kur i prishen interesat bën edhe vrasje ose shumë vrasje.

Shoh si dhënie fuqie për të poshtëruar Shkodrën, ka qenë objektiv i Ramës ta arrijë këtë gjë. Nuk është ngopur me mënyrën e marrjes së bashkisë dhe vazhdon ta ushtrojë dëshirën e tij në forma të tilla dhe rezultati ishte ajo ngjarje e rëndë për Shkodrën. A e pranon Shklodra? Nuk e pranon por duhet ta shprehë këtë revoltë edhe me formën e marshimit që organizohet sot, por edhe mënyrën si mbështetet politika. Nuk ka kohë për të heshtur, s'duhet të ketë më bindje por mosbindje civile dhe politike.

Do e vazhdojmë aksionin në forma dhe mënyra të ndryshme dhe përputhjen mosbindjen tonë me realitetin tragjik e dramatik. 

Duhet të fillojmë nga sot të ngjallim shpresë për rotacion [politik se është celësi i dnryshimeve të tjera që përjeton Shqipëria", tha Boçi.

Ai shton se drejtësia nuk vepron, ndonëse e ka hartën kriminale, duke sjellë më pas ngjarje si masakra e pak ditëve më parë.

"Ka tendosje në qytet, është një situatë e trishtë. Kemi kërkuar të na bashkohen në këtë bashkim sepse ky proces nuk ishte rrufe në qiell të pastër, por ka vite. Drejtësia e ka hartën kriminale të zbardhur, të zbardhur nga përgjimet e partnerëve por sëerish nuk veprojnë. E dinë ku fle krimi, ku është politika që e mbron dhe e stimulon krimin dhe mosreagimi sjell ngjarje të tilla", tha nënkryetari i PD. 

 

Të fundit