Flash News

Ditari i Opozitës

Nis punimet Konventa Kombëtare e PL, Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke shumëzuar 7x7=42

Nis punimet Konventa Kombëtare e PL, Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet

Kanë nisur punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve.

Në nisje, në sfond u vendos kënga “Për ty atdhe”. Sot, pritet të miratohen emrat e anëtareve të propozuara të Kryesisë.

Po ashtu, në konventë do të mbahen votimet për zgjedhjen e Presidentit të PL, mes Ilir Metës dhe Faik Bashës. Në garë për zv.Presidente janë Erisa Xhixho dhe Myrvete Asqeri.

Meta në fjalën e tij, përshëndeti delegatët e Konventës dhe nuk la pa ironizuar Lulzim Bashën.

“Më thotë Mondi a mund të shoqëroj! Faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri këto 26 vite. Bëhu gati të bëjmë stërvitje bashkë të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies. E puthe edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malaj e Memaliajn. Ashtu fitohet. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42”, deklaroi Meta.

Të fundit