Flash News

Ditari i Opozitës

Nis seanca në GjKKO për “Partizanin”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

Nis seanca në GjKKO për “Partizanin”, Berisha nuk

Ka nisur në GJKKO seanca për “Dosjen Partizani”. Kreu i PD-së Sali Berisha nuk është paraqitur në sallë, por përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka bërë të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.

“Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do të paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Do të paraqitem sa herë ta gjykoj të arsyeshme se duhet të jem i pranishëm,” thuhet në deklaratën e Berishës.

Ndërkohë, trupa gjykuese është tërhequr në dhomë këshillimi për një vendim të ndërmjetëm mbi vijimin ose jo të seancës, pasi avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi nuk është i pajisur me prokurë të posaçme. Gjykata kishte vetëm miratimin verbal të të pandehurit gjatë seancës paraprake.

Pas rikthimit, GJKKO vendosi të vijojë seancën, duke arsyetuar se “i pandehuri Fatmir Bektashi ka dijeni rregullisht për seancën”.

Ndërkohë, zëvendëskryetari i GJKKO vendosi të mos pranojë dorëheqjen e gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja. Ulliri, kryesuese e trupës gjykuese ku bëjnë pjesë edhe gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, kërkoi dorëheqjen me argumentin se ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë pasi ka një kushëri deputet aktual të Partisë Demokratike.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, paraqiti në fillim të seancës një kërkesë paraprake për përjashtimin e trupit gjykues.

Në argumentin për këtë kërkesë, Gjokutaj shprehet se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.

‘Gjyqtarët e GJKKO janë të monitoruar dhe vëzhguar nga Spak dhe BKH, kjo mbikqyrje e gjykatës nga një palë në proces, shkel parimin e një gjykate të pavarur’, ka theksuar Gjokutaj.  

Të fundit