Flash News

Ditari i Opozitës

Nis turi i bashkëbisedimeve të Sali Berishës, kush janë mbështetësit e takimit të parë  

Nis turi i bashkëbisedimeve të Sali Berishës, kush janë

Nis turi i bashkëbisedimeve të ish kryeministrit Sali Berisha në hotel ‘Rogner’ në Tiranë, ciç ka deklaruar për të hapur PD-në pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar nga kreu i PD Lulzim Basha.

Në këtë takim, shihen dhjetëra mbështetës të ish liderit historik të PD, mes tyre ish presidenti Bujar Nishani, i cili shprehu gjatë paradites praninë e tij në këtë takim, por të pranishëm janë edhe deputeti Flamur Noka, Tritan Shehu, si edhe ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish sekretari i ceshtjeve ligjore ne PD, Çlirim Gjata, ish deputeti Gent Strazimiri. 

Berisha e nis sot turin e takimeve me bazën e PD, për të vijuar më pas në të gjithë vendin.

Ish-kryeministri e ka cilësuar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, pas kërkesës së ndërkombëtarëve. Pas vendimit të Bashës, Berisha ka ashpërsuar tonet, duke hedhur akuza për pazare Rama-Basha.

Pavarësisht përjashtimit, Berisha është vetëdeklaruar si anëtar i grupit parlamentar i PD. Ai u shpall "non grata" në SHBA, por vendosi të mos hiqte dorë nga mandati i fituar më 25 prill.

Vendimi i Bashës prodhoi qëndrime pro dhe kundër. Basha vendosoi të përjashtojë ish-kryeministrin një ditë para nisjes së punimeve parlamentare.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ja bëri të qartë kreut të Partisë Demokratike, disa javë më parë, pas një takimi mes tyre se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në Parlament në shtator.

Të fundit