Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Dikush vazhdon duke të gënjyer, kur ti e di të vërtetën

Nishani: Dikush vazhdon duke të gënjyer, kur ti e di të

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ka publikuar një foto të shoqëruar me një dedikim, një ditë pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë të fundit ta përjashtojë nga grupi parlamentar demokrat.

"Sa interesant është ai moment, kur dikush vazhdon duke të gënjyer, ndërsa ti e di të vërtetën." thuhet në foton e publikuar nga Nishani.

Nuk dihet se kujt i drejtohet ky mesazh i ish-Presidentit Nishani, edhe pse mund të hamendësohet me situatën brenda PD dhe ngjarjet e fundit politike.

Të fundit