Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: 8 janari konfirmoi shumicën në PD, Basha tentoi të manipulojë

Nishani: 8 janari konfirmoi shumicën në PD, Basha tentoi të

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëherazi anëtar i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, është shprehur se 8 janari konfirmoi se kush është maxhoranca në PD.

I ftuar në studion e “Ditarit të Mesditës” në A2 CNN, Nishani tha se ka pasur tentativa manipulative nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha, duke pretenduar se baza e PD-së nuk është te Komisioni i Rithemelimit.

“Ne gjithmonë jemi munduar të përcjellim interesin e lëvizjes brenda PD që është në interes të gjithë publikut, i gjithë sistemit politik. 8 janari tregoi disa dimensione të rëndësishme. Për herë të parë në histori ndodhi që policia e shtetit sulmoi në mënyrë të dhunshme anëtarësinë dhe veprimtarët e një partie brenda selisë së tyre politike. Ne nuk ishin mbledhur përpara ndonjë institucioni si kryeministria, ne ishim mbledhur brenda selisë tonë. Për herë të parë policia u përdor në mënyrë të dhunshme për të ndërhyrë ndaj anëtarëve të një partie brenda selisë së tyre. U konfirmua edhe njëherë maxhoranca. Ka pasur një tentativë manipulative nga Basha, duke pretenduar se PD nuk është tek baza, nuk është tek anëtarësia, nuk përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Besoj se të shtunën, u rikonfirmua tregimi viziv se kush është mazhoranca në PD dhe kush është pakica. Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Nishani.

Të fundit