Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Armiqtë e betuar të PD-së, janë bërë papritur avokatë fanatikë të Bashës

Nishani: Armiqtë e betuar të PD-së, janë bërë

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani thotë se të gjithë armiqtë e betuar politik të PD-së nga themelimi i saj, janë kthyer në avokatë të  Lulzim Bashës.

Në një postim në Facebook, Nishani shkruan se bashkimi, forcimi dhe kthimi në opozitë të vërtetë i Partisë Demokratike, i tremb armiqtë politik të saj.

Postimi i plotë:

Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu !

Të fundit