Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Basha po përdor përplasjen e Berishës me SHBA për të harruar disfatën e 25 prillit

Nishani: Basha po përdor përplasjen e Berishës me SHBA për

Ish presidenti dhe ish kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani mendon se kreu i PD, Lulzim Basha po shfrytëzon përplasjen e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të larguar vëmendjen nga disfata e 25 Prillit:

Duke qenë se dështoi në formë spektakolare, dëshiron që të largojë vëmendjen”, deklaron Nishani për A2 CNN.

Sipas tij, kjo i shkon për shtat edhe kryeministrit Edi Rama: “Rama ka si interes të ketë një opozitë të dobët”.

Nishanti shton se Partisë Demokratike i kanoset një rrezik më i madh: “Mua nuk më shqetëson impakti i një individi, por largimi gjithmonë e më shumë i elektoratit dhe mungesa gjithmonë e më shumë e elektoratit tek Partia Demokratike”.

I pyetur mbi zgjedhjen e Mark Markut për t’u larguar nga partia me qëllim që opozitarizmin ta fokusonte kundër qeverisë Rama, Nishani shpjegon ku ndahet me ish-drejtuesin politik të Lezhës, që gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj Bashës: “E keqja është qeveria, por që të largohet ajo duhen mekanizma, dhe mekanizmat mungojnë”.

 

Të fundit