Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani ftoi mediat të ndjekin mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha nuk i pranon          

Nishani ftoi mediat të ndjekin mbledhjen e Këshillit Kombëtar,
Foto ilistruese

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, fill pas takimit që zgjati mbi dy orë nga Kryesia.

Edhe pse kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani i ftoi mediat që të ishin prezent gjatë mbledhjes, sipas Report tv, gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë brenda.

Nga drejtuesit e Partisë Demokratike është marrë vendimi që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.  

Më herët, Nishani tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme, për PD dhe për të ardhmen e saj.

“Një ditë shumë e rëndësishme, për PD dhe për të ardhmen e saj, duke qënë se është ditë e rëndësishme, dëshiroj që ju të përmbushni misionin tuaj për transparencë. Ju ftoj të jeni prezent në mbledhjen e Këshillin kombëtar”, tha Nishani.

  

Të fundit