Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani kërkon vetting për politikanët: Konfiskim i çdo luge dhe piruni. Me referendum, nëse s'miratohet nga Rama

Nishani kërkon vetting për politikanët: Konfiskim i çdo

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ka deklaruar se opozita duhet të kërkojë veting për pasurinë e politikanëve për të ngjallur besimin e qytetarëve si alternativë e besueshme.

Gjatë një takimi me demokratët në Mat, Nishani tha se vettingu duhet të nisë nga vetja e më pas te të gjithë ish-presidentët, kryeministrat dhe ministrat e 10 viteve të fundit. Sipas Nishanit, nëse kjo nuk miratohet nga kryeministri Rama, të realizohet me referendum.

“Një muaj fushatë nuk folëm dhe denoncuam me dhjetëra hajde korrupsioni dhe hajdutërie, nuk folëm. Çfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; vetting, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni që ke t’i ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite.

Dhe jo vetëm këta që janë atje, por çfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër deputet, cfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum.

Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit të dalësh vetë i pari në dritën e diellit” tha Nishani

Të fundit