Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani komenton zgjedhjet në PD: Basha ka më pak se 30% të votave

Nishani komenton zgjedhjet në PD: Basha ka më pak se 30% të

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaron se gara brenda PD është zhvilluar jashtë çdo rregulli të një garë normale.

Në një interviste në emisionin “Raw Politics” të drejtuar nga Erla Mëhilli në Euronews, kreu i Këshillit Kombëtar në PD foli për manipulim të procesit zgjedhor duke sjellë si shembull atë që ka ndodhur në Qarkun e Korçës duke theksuar se është ashiqare që ka pasur manipulim.

Në qarkun e Korçës në Bashkinë Korçë, z. Basha ka marrë vetëm 17% të votave të anëtarësisë sepse kishte një mundësi të të gjithë kandidatëve për të ushtuar kontroll. Në Bashkinë Maliq, ku kandidatët nuk kishin mundësi për të monitoruar dhe kontrolluar procesin, z. Basha ka marrë 70% të votave. Në Bashkinë Devoll nëse para 3 muajsh lista e anëtarësisë që votoi për kandidatët për deputetë kishte 2100 anëtarë, pas tre muajsh kjo liste kishte vetëm 900 anëtarë”, tha ai.

Z. Nishani u shpreh se edhe pse thuhet se z. Basha ka marrë 81% të votave, mbështetja për të ka qenë në nivel të ulët pasi ka marrë votat e vetëm 28-29% të anëtarësisë.

Basha përfaqëson sot më pak se 30% të anëtarësisë. Në mënyrë spekulative përcillet një shifër që Basha ka fituar me 81% të votave. Kjo nuk tregon peshën politike të z. Basha. Sot kam marrë vetëm 28-29% të votave të anëtarësisë së PD. Zgjedhjet e kaluara ka marrë 54 mijë vota dhe sot 32 mijë vota, ka 40% rënie brenda katër viteve”, përfundoi Nishani.


 

 

Të fundit