Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani kundër etiketimeve të Bashës: “Letra të mbyllura në kasafortë”, koncepti i pengut mbi partinë

Nishani kundër etiketimeve të Bashës: “Letra të

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani ka reaguar pas qëndrimit të PD lidhur me firmat që kanë mbledhur mbështetësit e Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit.

Ai thotë se kryedemokrati Lulzim Basha dhe njerëzit e afërt pranë tij po fyejnë demokratët që kanëfirmosur për thirrjen e Kuvendit. Etiketimi “letra të mbyllura në kasafortë” sipas Nishanit, tregon konceptin e pengut mbi partinë.

Ai rithekson se verifikimi i formularëve realizohet nga Kuvendi Kombëtar ditën që mblidhet. Nishani nënvizon se 11 dhjetori po afrohet dhe është dita kur "pengu" referuar Lulzim Bashës do të njohë demokratët.

"Pengu i Edi Ramës strehuar në zyrat e Partisë Demokratike vijon të fyejë anëtarët e kësaj partie, delegatët e Kuvendit Kombëtar, votuesit e kësaj partie, mijëra burra e gra, djem e vajza që kanë vendosur ta shpëtojnë Partinë Demokratike nga pengmarrja e Edi Ramës.

Të etiketosh ata mijëra delegatë si “letra të mbyllura në kasafortë” tregon edhe njëherë konceptin e pengut mbi partinë dhe moralin politik të tij, të lidhur veç me kasafortën", shkruan ndër të tjera Nishani.

Të fundit