Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Kuvendin e PD do ta mbledhim në sheshin“Skënderbej”. Basha është i ikur

Nishani: Kuvendin e PD do ta mbledhim në

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani deklaroi me bindje se Kuvendi Kombëtari i PD jo vetëm që do mblidhet, por do shkarkojë patjetër Lulzim Bashën.

Ky i fundit deklaroi dy ditë më parë se nuk do të ketë as mbledhje të Kuvendit dhe as referendum. Nishani tha se janë mbledhur firmat e nevojshme për të thirrur Kuvendin.

Ai propozoi që pas shkarkimit të Bashës, PD të drejtohet nga grup me figura të rëndësihme dhe kontribut për partinë, por që nuk synim për t'u bërë kryetar.

"Një e pesta e kuvendit firmos dhe thirret Kuvedi Kombëtar i partisë. Kam bindjen e plotë që Basha është i ikur si kryetar. Ai do shkarkohet nga ky kuvend që do mblidhet. Mendimi im është që për një periudhë të caktuar kohe PD ta drejtojë njëgrup me figura të rëndësishme dhe me kontribute në parti që nuk kanë aspiratë për tu bërë kryetar dhe që të realizojë një proces demokratizimi dhe zgjedhjesh në parti", tha Nishani në "Dekalog".

Ky i fundit u shpreh se nëse do të ketë pengesa nga kryedemokrati Lulzim Basha, Kuvendi i PD do të mblidhet në sheshin "Skënderbej".

"Atëherë Kuvendin do e bëjmë në sheshin“Skënderbej” dhe të shikojnë shqiptarët një kuvend model. Demokratët nuk i ka ndaluar njeri edhe në vitin 1997 kur ishte terrori më i madh ndaj tyre e jo më në vitin 2021", shtoi Nishani.

Ky i fundit dhe një sërë demokratësh të tjerë kanë dalë në krah të ish-kryeministrit Berisha, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Duke e cilësuar vendimin e Bashës, nul ata kanë nisur një aksion politik që synon shkarkimin e këtij të fundit.

Të fundit