Flash News

Ditari i Opozitës

"Pas meje qameti"/ Nishani: Tirana në kolaps për interesat e pista të një grupi pushtetarësh

"Pas meje qameti"/ Nishani: Tirana në kolaps për interesat e

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ngre shqetësim situatën në Tiranë, oër të cilën ai thotë se e kanë futur në kolaps total. Nishani thotë se qyteti i rreth 1 milionë banorëve është "torturuar" për interesa pushtetarësh dhe njerëzve të afërt me ta.

Ish-presidenti thekson se shkatërrimi i kryeqytetit ka nisur në vitet 2000. Shprehja “Pas meje le të bëhet qameti”, sipas Nishanit, po shkatërron jetën e qytetarëve.

Ky i fundit thotë se është koha për të rikthyer fuqinë e qytetarëve dhe sipas Nishanit, kjo arrihet duke ringritur betejën e opozitës dhe fuqinë e saj.

"Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte.

Asgjesimi i një qyteti nisur që prej vitit 2000 e shkatërruar përditë, papushim me moton ; “pas meje le të bëhet qameti”, sot po jua nxin jetën qytetarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë e çdo sekondë që cilido guxon të dalë nga shtëpia për punë, për hall a për nevojë.

Interesat e pista të një grupi pushtetarësh dhe tutorëve të tyre, janë kthyer në ankthin, stresin, sëmundjet, pisllëkun, kolapsin e një popullate të tërë, që jeton në këtë qytet, apo të tjerëve që e aksesojnë atë çdo ditë për bisnes, arsim, shëndetësi", shkruan ndër të tjera Nishani në rrjetet sociale.

Të fundit