Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Pas 25 Prillit, PD nuk ishte në dorën e anëtarëve, por në xhepat e argatëve

Nishani: Pas 25 Prillit, PD nuk ishte në dorën e anëtarëve,

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Berishës, u shpreh se fati i PD-së pas zgjedhjeve të 25 Prillit, nuk ishte më në duart e anëtarëve por të argatëve.

"Pas 8 vitesh në opozitë PD mori më pak vota se atëherë kur doli në opozitë, 8 vite pasi ishte në pushtet. Kjo situatë kërkonte analizë dhe reformim të partisë. Por kjo ju mohua partisë dhe anëtarësisë së saj. Pas 25 prillit fati i partisë nuk ishte më në dorën e anëtarëve, por në xhepat e argatëve. Për fatin e mirë, juve anëtarësia e kësaj partie nuk e lejuat të vijonte më tej kjo situatë. Ju i dolët zot kësaj partie. Unë sot besoj atë që besoni të gjithë ju. Ky agresion i turpshëm i pushtetit aktual ndaj PD, nuk është thjeshtë kundër pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por është një skenar i një prospektive të rrezikshme anti shqiptare. Sot nis një rrugë e rëndësishme, që jo vetëm ka zgjuar PD, por ka zgjuar edhe vëmendjen e shqiptarëve. Sot kudo flitet për ‘Foltoren’ dhe Kuvendin e PD", tha ai.

Të fundit