Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani pas vlerësimit të Bashës për zgjedhjet në Kosovë: Si mund të flasë autori i minimit të institucioneve pa pikën e dinjitetit?

Nishani pas vlerësimit të Bashës për zgjedhjet në

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka reaguar pas vlerësimit që kryedemokrati Lulzim Basha i bëri menaxhimit të zgjedhjeve në Kosovë, duke i cilësuar "leksion demokracie".

Nishani nge pyetjet: Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu ? Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik?

Nishani shton se Basha shtiret sikur nuk e kupton që partia simotër e PD, LDK-ja mori një fitore të thellë, një vit pas daljes në opozitë.

Sipas Nishanit, sjellja që po tregon politika kosovare tregon nga ana tjetër dhe sjelljen "skandaloze" të Bashës me demokracinë dhe qytetarinë.

"Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë. Eshtë çështje pengu!"-shkruan Nishani.

Të fundit